Me ligjin për menaxhimin e pandemisë çdo autoritet publik do t'i ketë të qarta kompetencat

Me ligjin për menaxhimin e pandemisë çdo autoritet publik do t'i ketë të qarta kompetencat

Aktuale August 15, 2020 - 15:33

Pas miratimit të ligjit për menaxhimin e pandemisë deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, përmes llogarisë në “Facebook” ka shkruar se tani e tutje çdo autoritet publik do t'i ketë të qarta kompetencat e veta ligjore, në mënyrë që të mos e shkelë asnjë të drejtë elementare të qytetarëve.

“Më në fund, Kuvendi i Kosovës e miratoi Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. PDK me propozimet e saj e kishte rolin kryesor që ky ligj të përmirësohej e të votohej me propozimet e tona”, ka shkruar Shoshi përderisa sa ka bërë thirrje që të respektohet distanca, të vendoset maska e të mbahet higjiena personale. /Zëri