Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Haradinaj: Nuk e njohim Gjykatën Speciale
Foto: Laura Hasani

Haradinaj: Nuk e njohim Gjykatën Speciale

Aktuale September 25, 2020 - 16:20

Nasim Haradinaj nënkryetar i OVL-së së UÇK-së ka thënë nuk e njohin Gjykatën Speciale.

“Unë nuk e njoh këtë gjykatë, ne nuk e njohim këtë gjykatë dhe besojë se kjo ditë është e cila troket në të gjitha dyert e ne qytetarëve të Kosovës dhe kjo na bënë të mendojmë nëse kemi shtet, apo organe shtetërore, parlament edhe pse e dimë që kemi parlament edhe na bënë të mendojmë se kemi Kushtetutë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se EULEX ka ardhur në zyrat e OVL-së së UÇK-së pa njoftim paraprak.

“A ka të drejtë dikush të hyjë në dhomën e fjetjes pa trokit në fakt, në zyrë nuk hyhet pa trokit, EULEX-i sillet kështu se nuk na konsideron njerëz dhe të denjë”, tha ai. /Zëri