Reagon Leonora Jakupi pas arrestimeve të pjesëtarëve të OVL UÇK-së

Reagon Leonora Jakupi pas arrestimeve të pjesëtarëve të OVL UÇK-së

Aktuale September 26, 2020 - 11:35

Dje pjesëtarë të EULEX-it kanë hyrë në zyrat e OVL UÇK-së ku edhe kanë arrestuar kryetarin e kësaj organizate, Hysni Gucatin dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Për këtë ka reaguar edhe këngëtarja Leonora Jakupi e cila përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka thënë se pjesëtarët e UÇK-së janë ata që e sollën lirinë.

“...se lirinë nuk e fituam vet na e sollën Ata! Me ty përjetësisht UÇK”, ka shkruar ajo.

Ndërsa ajo ka publikuar edhe një fotografi me emblemën e Ushtgrisë Çlirimtare të Kosovës./Zëri

 

Image

Image