Infektuar: 17422
Shëruar: 14894
Vdekur: 657
Zemaj: Maska e detyrueshme në veturë edhe për familjarë

Zemaj: Maska e detyrueshme në veturë edhe për familjarë

Aktuale September 26, 2020 - 15:43

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka folur edhe për masat të cilat qeveria mbrëmë i ka përfshirë në vendimin e lirimit të disa masave dhe heqjen e kufizimit të lëvizjes deri në orën 23:30.

Rreth masës për bartjen e maskës në veturë, ai ka thënë se vetëm në qoftë se një i vetëm është në veturë atëherë nuk ka nevojë për maskë, mirëpo nëse ndodhet vet i dyti, familjar apo i huaj e ka të detyrueshme bartjen e maskës, raporton Zeri.info

“Obligimi ynë është të sigurojmë që çdo individ që është në rrezik potencial për tu infektuar. Askush nuk ka të drejtë të infektojë tjetrin qoftë edhe i familjes. Ne parashikojmë edhe lëvizje tjera nuk e parashikojmë lëvizjen vetëm të një familjari e parashikojmë edhe jashtë, mirëpo nëse je në veturë vetëm nuk ke nevojë të bartësh maskë. Çdo person i dytë është familjar apo i huaj duhet të jenë të dy me maskë”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket ndalimit të muzikës në kafiteri apo kudo qoftë me tone të larta, ministri Zemaj theksoi se do të ndalohet atëherë kur është e paraparë sipas rregullave të qeverisë.

“Sa i përket ndalesës së muzikës, se çfarëdo muzike është e ndaluar në të gjitha objektet ku zhvillohen veprimtarit e gastronomisë apo objekte tjera që janë për qëllime biznese, arsyetimi i kësaj mase është shkencor, është masë e cila e kemi marrë edhe nga vendet e tjera”, tha ai.

Ndërkaq, ai foli edhe për numrin e infeksioneve ku tha se në qoftë se do të ketë rritje të numrit të të infektuarve do të jemi të detyruar që të marrim masa konfrom ligjit teksa përmendi edhe mbylljen e tërësishme.

“Nuk do të lejojmë asnjë element që mund të na e rikthej numrin e infeksionit, edhe nëse kemi rritje të numrit të infeksioneve sepse shkollat, veprimtarit dhe aktivitetet kanë filluar, menjëherë do të marrim masa konfrom ligjit nëse është nevoja qoftë edhe për mbyllje të tërësishme”, potencoi Zemaj. /Zëri