Moti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Aktuale September 27, 2020 - 07:55

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimet e motit për ditën e diel.

Sipas IHK-së, gjatë ditës së sotme do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell dhe vranësirat vende-vende mund të shoqërohen me riga shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s”, thuhet në raport./Zëri