Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë reagon ndaj sulmit me thikë që iu bë infermierit në QKUK

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë reagon ndaj sulmit me thikë që iu bë infermierit në QKUK

Aktuale September 27, 2020 - 12:20

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka reaguar në lidhje me therjen e djeshme me thikë që iu bë infermierit të QKUK-së.

Kjo shoqatë cilëson këtë akt si qyqar dhe të pa moralshëm

“Sulmi me thikë ndaj infermierit në QKUK është një akt qyqar dhe i pa pranueshëm! Ne e dënojmë atë dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më parë t’a vendosin drejtësinë në vend”, thuhet në reagimin e tyre, përcjell Zeri.info.

Ata thonë se besimi në mes të palëve profesionist-pacient është kusht për trajtim të suksesshëm.

“Ne konsiderojmë se profesionistët dhe pacientët armik duhet të kenë sëmundjen e pacientit dhe jo njëri - tjetrin. Besimi në mes të palëve profesionist-pacient është kusht themelor për marrëdhënie të shëndoshë dhe trajtim të suksesshëm”, thuhet më tej në reagimin e tyre.

Ata kanë kërkuar që të pushojnë të gjitha shkaqet që profesionistin shëndetësor dhe pacientin e sjellin në situata konfliktuoze të cilat shpien në sulme verbale e fizike. Situatat konfliktuoze duhet parandaluar jo ti trajtojmë ato pasi të kenë ndodhur!

“Institucionet shëndetësor duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të forcuar besimin në mes të palëve profesionist – pacient, si e vetmja rrugë për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të tyre. Një punëtor shëndetësor i sulmuar për ne do të thotë një pacient më shumë dhe ne nuk dëshirojmë që që aleati ynë në luftën me sëmundjen të shëndrrohet në pacient, por profesionisti që na ndihmon në rikthimin e shëndetit dhe përparimin e tij”, përufndon reagimi. /Zëri