Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare nuk e kanë obligim të bartin maska

Fëmijët deri në moshën 10-vjeçare nuk e kanë obligim të bartin maska

Aktuale September 28, 2020 - 15:15

Në udhëzuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, që është publikuar të shtunën, thuhet se fëmijët deri në moshën 10-vjeçare nuk janë të obliguar të bartin maska.

Këtë e ka konfirmuar sot edhe ministri i Arsimit Ramë Likaj, i cili ka thënë se së shpejti udhëzuesi i Ministrisë së Shëndetësisë do të përcillet nëpër shkolla, transmeton “Zeri.info”.

“Udhëzuesin ende nuk e kemi dorëzuar në shkolla, por tash është vullnetar, fëmijët deri në moshën 10-vjeçare mund ta bartin maskën në mënyrë vullnetare, së shpejti do të informohen edhe shkollat”, ka thënë Likaj në një konferencë për media. /Zëri