Haxha publikon një dokument që thotë se e inkriminon ish-ministrin Shala për degradimin e PTK-së

Haxha publikon një dokument që thotë se e inkriminon ish-ministrin Shala për degradimin e PTK-së

Aktuale October 24, 2020 - 19:51

Para disa ditëve, ish-kryeshefit ekzekutiv i PTK-së, Shyqyri Haxhës, iu ngrit aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Haxha dyshohet të ketë kryer veprën penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

Pas ngritjes së aktakuzës, Haxha kishte dalë me një sqarim, duke akuzuar ish-ministrin e Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, për ndërprerjen e kësaj kontrate me kompaninë “Amdocs”.

Ndërkaq, përmes një postimi të ri në “Facebook”, Haxha publikoi "dëshmi" të cilat, sipas tij, tregojnë se ai është i pafajshëm dhe se fajtor është Ahmet Shala.

Ai paralajmëroi se do të publikojë fakte për të gjithë ata që përfituan dhe humbën nga ndërprerja e projekteve në PTK.

Postimi i plotë:

Shkatërruesit PTK-së po sa kanë prekur 'Majen e Icebergu-ut'. Ja njëra nga dëshmitë kur Ahmet Shala ndalon projektin më vital të zhvillimit dhe ngritjes se vlerës së PTK-së.

Ndalja e projekteve dhe ndërhyrjet flagrante në aktivitetet afariste të PTK-së që bëri qeveria në vitin 2010-2011 kishin impakt shkatërrues në vlerën e PTK-së. Të gjithë stafi i PTK-se, Menagjemnti, dhe Bordi kanë kundërshtuar ndërhyrjet flagrante të Qeveris e cila 'kinse' në emër të privatizimit ndaloj dhe shkatërroj infrastrukturën e PTK-se.

Kush i ndërpreu projekteve më zhvillimore siq ishin projekti i 'Faturimit', 'Fijeve Optike' apo siç e quanim 'Fiber to the School', Post Banken, dhe projekte tjera...qeveritarët e asaj kohe kanë emër dhe mbiemër. Kush përfitoj dhe kush humbi nga ndalimi i këtyre projekteve? Të gjitha këto fakte tash e tutje do të bëhen publike./Zëri