Komuna e Vushtrrisë ndan 250 mijë euro për bizneset e prekura nga pandemia

Komuna e Vushtrrisë ndan 250 mijë euro për bizneset e prekura nga pandemia

Aktuale October 26, 2020 - 13:49

Komuna e Vushtrrisë do të ndajë një shumë prej 250 mijë eurove për bizneset, të cilat u prekën nga pandemia.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, njoftoi se do të ndahen nga buxheti i Komunës këto mjete si ndihmë ekonomike për mikrobizneset.

“Të nderuara biznese të Vushtrrisë,

Komuna do të ndajë nga buxheti i saj 250.000 euro ndihmë ekonomike financiare për mikrobizneset, bizneset individuale, zejtarët, transportuesit, autotaksistët, gastronominë, kopshtet - çerdhet, riparimet - servisimet etj., që u prekën gjatë pandemisë COVID-19”, shkruan Xhaferi në një postim në “Facebook”.

I pari i Vushtrrisë po ashtu ka njoftuar se sot është shpallur thirrja për aplikim për ndihmë financiare të bizneseve të vogla të ndikuara nga pandemia COVID-19.