PK-ja fton zyrtarët policorë për test psikologjik

PK-ja fton zyrtarët policorë për test psikologjik

Aktuale October 26, 2020 - 14:37

Policia e Kosovës ka ftuar zyrtarët policorë të marrin pjesë në testimin psikologjik.

Përmes një postimi në “Facebook”, Policia ka njoftuar se të gjitha kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten në datën e caktuar në orar.

“Kandidatët e ftuar për test psikologjik duhet të paraqiten në datën e caktuar në orar, duke filluar nga data 09.11.2020, nga ora 12:00, në Drejtorinë Qendrore të QKUK-së, objekti i ambulancave specialistike, përballë Klinikës së Neurologjisë në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Theksohet se kandidatët me vete duhet të kenë letërnjoftimin ose pasaportën të vlefshme dhe një laps kimik.

“Vetëm kandidatët që përfundojnë me sukses testimin psikologjik do të informohen të njëjtën ditë nga zyrtari përgjegjës për datën dhe kohën e mbajtjes së kontrollimit mjekësor”, njoftohet në postimin e Policisë.

 

 

NJOFTIM: Ftesë për test psikologjik për zyrtarë policor Data e publikimit 26.10.2020 Testi Psikologjik vazhdon sipas...

Posted by Kosovo Police on Monday, October 26, 2020