Pompeo shkruan për marrëveshjen e Kosovës me SHBA-në për rrjetin 5G

Pompeo shkruan për marrëveshjen e Kosovës me SHBA-në për rrjetin 5G

Aktuale October 27, 2020 - 18:11

Para disa ditësh Kosova dhe SHBA-ja kanë nënshkruar marrëveshjen për sigurinë e rrjetit 5G, e për këtë ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Në marrëveshjen e rrjetit 5G, përveç Kosovës, pjesë e saj u bënë edhe Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, ndërsa Pomepo thotë se këto tri shtete do të jenë pjesë e rrjetit të pastër.

Po ashtu, ai ka thënë se në këtë koalicion tanimë janë edhe 27 vende anëtare të NATO-s e 25 të BE-së.

“Me marrëveshjen trepalëshe të sigurisë së rrjetit 5G, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova i bashkëngjiten rrjetit të pastër. Ky koalicion në rritje i rrjetit të pastër dhe kompanive të pastërta përfshinë po ashtu 27 shtete anëtare të NATO-s, 25 të BE-së, dhe 11 shtete të Tri Detërave, gjithashtu edhe shumë kompani të tjera të njohura në botë”, ka shkruar ai në një postim në “Twitter”./Zëri