Maqedoni e Veriut: 15 pacientë të vdekur dhe 628 pozitivë me COVID-19

Maqedoni e Veriut: 15 pacientë të vdekur dhe 628 pozitivë me COVID-19

Aktuale October 27, 2020 - 18:59

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka informuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 2236 testime të realizuara, 628 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërkaq 15 pacientë e kanë humbur jetën.

Ndërkaq, Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 531 të shëruar nga virusi korona.

Të infektuarit më COVID-19 janë nga këto komuna: Shkup-353, Kumanovë-33, Shtip-13, Prilep-26, Tetovë-33, Strugë-11, Veles-34, Manastir-28, Ohër-17, Kavadarc-7, Gostivar-7, Strumicë-20, Kriva Pallankë-6, Radovish-2, Probishtip-3, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-2, Berovë-2, Vinicë-1, Dellçevë-4, Sveti Nikollë-6, Kërçovë-6, Resnjë-1 dhe Negotinë-2.