Mustafa: Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin

Mustafa: Hoti po e dëshmon se ka guxim dhe vendosmëri ta luftojë krimin dhe korrupsionin

Aktuale October 27, 2020 - 22:40

 I pari i LDK-së, Isa Mustafa, në një postim në “Facebook”, ka thënë për bashkëpartiakun e tij, njëherësh kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, se po dëshmon se ka guxim dhe vendosshmëri që të luftojë krimin dhe korrupsionin.

Përmes këtij postimi Mustafa theksoi se Hoti është i dijshëm, pakorruptuar dhe i pashantazhueshëm në marrjen e vendimeve të forta.

“Thirrja në mekanizma kushtetues dhe ligjor për ta luftuar krimin, mund të mos i pëlqej dikuj, por jam i bindur se është e vetmja rrugë për një njeri të pastër, si Kryeministri Hoti”, ka shkruar Mustafa. /Zëri