Nga 52, bie në 22 numri i rasteve aktive me koronavirus në shkollat e Gjilanit

Nga 52, bie në 22 numri i rasteve aktive me koronavirus në shkollat e Gjilanit

Aktuale October 29, 2020 - 19:10

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se pas 52 rasteve pozitive me COVID-19 në shkollat e Gjilanit, gjendja është përmirësuar jashtëzakonisht shumë.

Në një postim në "Facebook", Haziri theksoi se sot numri i rasteve aktive ka rënë nga 52 në 22.

"Pas menaxhimit agresiv të masave anti #COVID19, në shkollat e Gjilanit gjendja është përmirësuar jashtëzakonisht shumë. Nga 52 raste pozitive që i kemi pasur në shkollat private dhe publike, sot ky numër ka rënë në 22 raste aktive. Prej tyre 14 janë mësimdhënës, 4 nxënës, 3 punëtorë administrativë dhe 1 punëtor teknik. Apeloj të gjithë qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore që është bartja e masave, mbajtja e distancës mes vete dhe pastrimi i duarve. Kujdes e mos u bën për kujdes intenziv!", ka shkruar Haziri në "Facebook". /Zëri