Vdesin 5 pacientë në Spitalin e Gjilanit, tre ishin me COVID-19, dy pasi u shëruan

Vdesin 5 pacientë në Spitalin e Gjilanit, tre ishin me COVID-19, dy pasi u shëruan

Aktuale November 26, 2020 - 13:53

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Gjilanit kanë vdekur 5 pacientë.

Tre prej pacientëve ishin me COVID-19, kurse dy prej tyre pasi janë shëruar, transmeton Zeri.info.

Lajmin për “Zërin” e ka konfirmuar nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismaili.

“3 janë që kanë qenë me COVID pozitivë ndërsa dy qe e kanë kaluar koronavirusin, të gjithë kanë vdekur në spital brenda 24 orëve, dy nga këta janë nga komuna e Kanicës dhe tre nga Gjilani”, ka thënë Ismaili./Zëri