Tërmkolli kritikon Mustafën, Veliun, Hazirin e Osmanin: LDK-në po ia “jepni” herë Hashimit, herë Albinit

Tërmkolli kritikon Mustafën, Veliun, Hazirin e Osmanin: LDK-në po ia “jepni” herë Hashimit, herë Albinit

Aktuale November 29, 2020 - 22:45

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli ka kritikuar drejtuesit e partisë së saj pas humbjes së zgjedhjeve në Podujevë, për herë të parë në 20 vjet.

Ajo ka thënë se që 10 vite, Isa Mustafa, Agim Veliu, Lutfi Haziri dhe Vjosa Osmani, po ia japin LDK-në herë PDK-së e herë VV-së, transmeton Zeri.info.

“Isë, Agim, Lutë, Vjosë, ecni, ecni n’shpi! Qe 10 vite e më shumë, LDK-në, herë ia “jepni” Hashimit, herë Albinit! LDK, nga fillimi!#MT”, ka shkruar ajo në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje, me kandidatin e saj Shpejtim Bulliqi, duket se i ka fituar zgjedhjen në Podujevë pa balotazh. /Zëri