Ish-këshilltari i Hotit propozon për kryetar të partisë deputetin e LDK-së

Ish-këshilltari i Hotit propozon për kryetar të partisë deputetin e LDK-së

Aktuale December 04, 2020 - 09:23

Shpëtim Hajdarajt, ish-këshilltari i kryeministrit Avdullah Hoti ka propozuar për kryetar të partisë deputetin e LDK-së, Faton Bislimi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hajdaraj ka thënë se Bislimi ka potencial të madh dhe sipas tij ai duhet të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së.

“Qe ku e kemi një potencial të madh dhe që do duhej të jetë njëri nga kandidatët për kryetar të LDK-së. Për ngritjen e nivelit (të mendimit e veprimit politik) brenda LDK-së, personalisht jam shumë dashamirës që të ndodhë. Pastaj, fitofshin idetë ma të mira të prezantuara nga kandidatët/et ,brenda një gare fer e demokratike”, ka shkruar ai. /Zëri