Infektuar: 70185
Shëruar: 313132
Vdekur: 1616
 Vëllai i Jakup Krasniqit, në listën e kandidatëve për deputetë

Vëllai i Jakup Krasniqit, në listën e kandidatëve për deputetë

Aktuale January 15, 2021 - 14:55

Nisma Socialdemokrate ka njoftuar se Abdyl Krasniqi, vëllai i ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqit, do të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton “Zeri.info”.

Kështu u bë e ditur në "Facebook" nga Nisma Socialdemokrate.

"Më lejoni t’ju njoftoj se në këto zgjedhje në listën e kandidatëve për deputetë të Nismës Socialdemokrate është Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit dhe bashkëveprimtar i palodhur në rrugëtimin e deritashëm.

Angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale, me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!", thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Arrestimi i paradokohshëm i kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, z. Jakup Krasniqi, ishte një goditje e madhe jo vetëm për partinë tonë, por për tërë kombin shqiptar.

Ai i mungon familjes, po aq sa edhe skenës politike dhe publicistike të Kosovës. Megjithatë, vizioni i tij politik i mishëruar në Nismën Socialdemokrate jeton thellësisht në zemrat tona.

Sot kur jemi në prag të përgatitjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit strukturat tona janë mobilizuar si asnjëherë më parë që ky vizion të dalë sa më i fortë.

Më lejoni t’ju njoftoj se në këto zgjedhje në listën e kandidatëve për deputet të Nismës Socialdemokrate është Abdyl Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit dhe bashkëveprimtar i palodhur në rrugëtimin e deritashëm.

Angazhimi i tij në vijë të parë të luftës sonë politike është një mesazh i qartë se do t’i mobilizojmë të gjitha energjitë tona atdhetare dhe profesionale, me qëllim që fryma atdhetare që ka mbjellë Jakup Krasniqi të dalë sa më e fuqishme në këto zgjedhje!

Mbështetja që sot i jepet Nismës Socialdemokrate është mbështetje për frymën e liderit të saj, që padrejtësisht mbahet në Hagë!