Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Luksemburgut

Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Luksemburgut

Aktuale January 18, 2021 - 14:57

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka pranuar lerat kredenciale të ambasadorit të ri të Luksemburgut në Kosovë, Patrick Heck.

Osmani i uroi mirëseardhje Heckut dhe e falënderoi shtetin e Luksemburgut për ndihmën e dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve në sferën e shëndetësisë dhe të arsimit.

Gjatë këtij takimi u bisedua edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, ku Osmani shfaqi besim se do të ketë proces të rregullt zgjedhor dhe me integritet.

“Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut është i shkëlqyeshëm dhe se synohet thellimi i mëtejmë”, njoftohet përmes komunikatës për medie të Zyrës së presidentes. /Zëri