Osmani e Hoti shkelin Ligjin për AKI-në

Osmani e Hoti shkelin Ligjin për AKI-në

Aktuale January 25, 2021 - 20:10

Dy udhëheqësit më të lartë shtetërorë kanë shkelur Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pasi nuk kanë arritur konsensus për emërimin e drejtorit të ri të kësaj agjencie.

Java e kaluar ishte afati i fundit ligjor, kur ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti do të duhej të emëronin bashkërisht drejtorin e ri të AKI-së.

Bazuar në Ligjin për AKI-në, në nenin 5.3 përcaktohet se “presidenti i Republikës së Kosovës së bashku me kryeministrin, emërojnë së bashku drejtorin e AKI-së brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë”.

Ish-drejtorit, Kreshnik Gashi, i ishte kërkuar nga kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, që të lironte pozitën më 17 dhjetor, 2020. Në këtë kërkesë, Hoti ishte mbështetur edhe nga u.d e presidentit, Osmani, por asnjëri nga ta nuk ka komentuar arsyet e kësaj kërkese.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.