Tahiri propozon që fermerët vushtrrias të lirohen nga pagesa e taksave komunale

Tahiri propozon që fermerët vushtrrias të lirohen nga pagesa e taksave komunale

Aktuale April 14, 2021 - 11:47

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka njoftuar se ia ka propozuar Kuvendit të Komunës lirimin nga pagesa e taksave komunale dhe të qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapësirave publike në qytet.

Tahiri ka bërë të ditur se këtë propozim e ka bërë me qëllim të lehtësimit të gjendjes së rënduar ekomomike të biznesit, por edhe të fermerëve vushtrrias, gjendje e shkaktuar nga COVID-19.

“Edhe një masë lehtësuese ekonomike për ekonominë e goditur nga COVID-19 në Vushtrri. Me qëllim të lehtësimit të gjendjes së rënduar ekonomike të biznesit, por edhe të fermerëve vushtrrias, të shkaktuar tash e një vit nga pandemia COVID-19, i kam propozuar Kuvendit të Komunës lirimin nga pagesa e taksave komunale dhe qirasë për pronat e dhëna në shfrytëzim dhe shfrytëzimin e hapësirave publike në qytet! Ndikimi i kësaj mase në buxhetin e Komunës është mbi 100.000 € në të hyra vetanake, që nuk do të mblidhen, por që këto mjete do të mbesin në buxhetin e biznesit dhe të fermerëve vushtrrias! Bashkë do të fitojmë sfidën ekonomike e shëndetësore kundër koronavirusit”, ka shkruar kreu i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, në Facebook. /Zëri