844 pacientë të hospitalizuar në QKUK dhe në spitale, 700 me COVID

844 pacientë të hospitalizuar në QKUK dhe në spitale, 700 me COVID

Aktuale April 14, 2021 - 12:01

Në Klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 844 pacientë.

Sipas raportit ditor nga SHSKUK-ja, 700 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 674 janë nën asistim të oksigjenoterapisë dhe prej tyre 38 janë në gjendje të rënduar shëndetësore, transmeton Zeri.info.

Raporti i plotë:

844 pacientë të shtrirë, 38 në gjendje të rëndë.

Duke u bazuar në raportin e datës 14 prill 2021 për rastet e dyshuara dhe të konfirmuara me COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 844 pacientë.

700 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2

38 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

674 janë nën asistim të oksigjenoterapisë

Në QKUK janë të shtrirë 352 pacientë:

303 të konfirmuar me Sars CoV-2

16 në gjendje të rënduar

309 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 114 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 70 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 52 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 83 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 3 pacientë

Mjekimi Intensiv - COVID, 19 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 11 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 492 pacientë:

397 të konfirmuar pozitivë

22 në gjendje të rënduar shëndetësore

365 me oksigjenoterapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 110 pacientë

Spitali i Gjakovës, 64 pacientë

Spitali i Pejës, 94 pacientë

Spitali i Gjilanit, 92 pacientë

Spitali i Ferizajt, 68 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 19 pacientë.