Haradinaj kujton vëllain Enverin: Shumë shqiptarë të mirë pas luftës u ndanë padrejtësisht nga ne

Haradinaj kujton vëllain Enverin: Shumë shqiptarë të mirë pas luftës u ndanë padrejtësisht nga ne

Aktuale April 15, 2021 - 08:24

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij Enver Haradinajn.

Në rrjetin social Facebook Haradinaj ka publikuar një fotografi me vëllain e tij, të cilës ia ka bashkangjitur edhe një mbishkrim, duke thënë se shumë shqiptarë pas luftës u ndanë padrejtësisht nga jeta.

“Enver vëlla, shumë shqiptarë të mirë pas luftës u ndanë padrejtësisht nga ne”, ka shkruar Haradinaj.

Enver Haradinaj u vra më 25 prill 2005 në afërsi të fshatit Raushiq e që nga ajo kohë nuk është zbuluar dorasi.