Hoxhaj i përgjigjet Daçiqit: Serbia e ka vetëm një opsion - ta njohë Kosovën shtet të pavarur

Hoxhaj i përgjigjet Daçiqit: Serbia e ka vetëm një opsion - ta njohë Kosovën shtet të pavarur

Aktuale April 18, 2021 - 13:51

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj tha sot se Serbia e ka vetëm një mundësi, ta njoh Kosovën shtet të pavarur dhe të ecë përpara, apo të vazhdojë të mbetet në mendësinë e viteve 90'ta siç është me Aleksandër Vuçiç e me Ivica Daçiç.

Ky reagim i kreut të PDK-së erdhi sot në twitter, menjëherë pas deklaratave të kryeparlamentarit serb, Ivica Daçiç i cili ka deklaruar për mediat serbe se ideja për ndryshimin e preambulës së Kushtetutës së Serbisë për Kosovën është histori boshe./Zëri