KQZ-ja do të mblidhet sot, ky është rendi i ditës

KQZ-ja do të mblidhet sot, ky është rendi i ditës

Aktuale June 19, 2021 - 09:02

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot nga ora 11:00.

Nga KQZ-ja kanë njoftuar se në rend ditës janë pesë pika për diskutim.

Sipas këtij komisioni në mesin e pesë pikave është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shqiptim të gjobës për partinë politike Nisma Socialdemokrate.

“Aktivitetet e ZRPPC së: Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për caktimin lartësisë së Shpenzimeve të Fushatës për zgjedhjet lokale 2021. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shqiptim të gjobës për partinë politike Nisma Socialdemokrate. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për zgjatjen e orarit të punës për anëtarët e KQZ-së dhe stafin e SKQZ-së për zgjedhjet lokale 2021; Plotësimi dhe ndryshimi i përbërjes së Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Zëri