Irlanda do të mbështesë përfundimin e suksesshëm të dialogut Kosovë-Serbi
Foto: AP

Irlanda do të mbështesë përfundimin e suksesshëm të dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale June 19, 2021 - 11:00

Kyreministri i Irlandës Micheál Martin i ka dërguar letër urimi shefit te ekzekutivit të vendit, Albin Kurtit për zgjedhjen e tij si kryeministër i Kosovës.

Në këtë letër kryeministri irlandez ka thënë se Kosova dhe Irlanda gëzojnë marrëdhënie të ngrohta teksa thotë se pret që të punojnë se bashku për të forcuar më tej këto lidhje.

“Jam shumë i kënaqur të shoh që marrëdhëniet tona dypalëshe vazhdojnë të forcohen. Unë e mirëpres lidhjen kohët e fundit të një marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë, marrëveshja e parë dypalëshe midis dy vendeve tona”, thuhet në letrën e Martinit.

Ai tha se Irlanda e mbështet një përfundim të suksesshëm të dialogut që siç shprehet ai synon zgjidhjen e të gjitha çështjeve të pazgjidhura.

Sipas tij, Irlanda do të vazhdojë të mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.

“Irlanda do të vazhdojë të punojë me partnerët tanë të BE-së dhe ata ndërkombëtarë, përfshirë përmes anëtarësimit tonë aktual në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për të mbështetur një përfundim të suksesshëm të dialogut që synon zgjidhjen e të gjitha çështjeve dypalëshe të pazgjidhura. Unë kam besim se progresi thelbësor në këtë fushë do të kontribuojë shumë drejt rrugës së Kosovës në BE. Irlanda do të vazhdojë të mbështesë fuqimisht perspektivën evropiane të Kosovës dhe pret progres të hershëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta të reformës të Kosovës dhe partnerëve të saj të BE-së dhe ndërkombëtarë”, thuhet më tej në letrën e kryeministrit irlandez dërguar Kurtit./Zëri

Letra e plotë:

 

Image

Image