Në Shqipëri të gjitha rastet e reja janë me variantin “Delta”

Në Shqipëri të gjitha rastet e reja janë me variantin “Delta”

Aktuale July 30, 2021 - 16:35

Personat që rezultojnë pozitivë nga koronavirusi këtë periudhë janë të prekur nga “Delta”.

Specialistët e Institutit të Shëndetit thonë se varianti indian po bëhet dominant ndaj të gjitha formave të SARS COV-2. Specialistja e laboratorit të virologjisë, Iris Hasibra, tregon se virusi tashmë ka krijuar vatra të reja. Më së shumti, në ato familje apo grupe shoqërore që kanë patur kontakt me persona të ardhur nga jashtë vendit.

Autoritetet shëndetësore bëjnë thirrje për vaksinimin e popullsisë mbi 18 vjeç. Sipas ekspertëve, edhe pse “Delta” nuk është më agresive se varianti fillestar i Covid-19, shkakton forma të rënda dhe vdekje tek të pavaksinuarit. /a2news