Detaje nga takimi i parë i grupit punues për targat në Bruksel

Detaje nga takimi i parë i grupit punues për targat në Bruksel

Aktuale October 21, 2021 - 17:35

Është zhvilluar sot në Bruksel takimi i parë i grupeve punuese në nivel të ekspertëve për çështjen e targave të automjeteve midis Kosovës dhe Serbisë.

Nga ky takim nuk ka dal ndonjë marrëveshje, vec se është biseduar për planin e takimeve të rregullta ndërmjet grupeve punuese që pritet të takohen në muajt e ardhshëm deri në gjetjen e një zgjidhje, transmeton Zeri.info.

“Në këtë takim u bisedua për planin e takimeve të rregullta ndërmjet gupeve punuese të ekspertëve në muajt e ardhshëm, që kanë për qëllim gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe të përhershme për këtë çështje, bazuar në dy parime themelore: zgjidhja të bazohet në standardet dhe praktikat aktuale më të mira të Bashkimit Evropian, dhe çfarëdo ndryshimi potencial duhet të vlejë dhe të ndërmerret nga të dy palët”, thuhet në një komunikatë nga Qeveria.

Kujtojmë se, ky takim bazohet në marrëveshjen e arritur më 30 shtator 2021, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, sipas së cilës, është formuar grupi punues, që brenda gjashtë muajsh të arrihet një zgjidhje e qëndrueshme për çështjen e lirisë së lëvizjes.ë /Zëri