Nesër protestojnë para Qeverisë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Nesër protestojnë para Qeverisë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Aktuale October 21, 2021 - 17:50

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të protestojnë nesër para Qeverisë së Kosovës.

Protesta do të mbahet prej orës 11:00 me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës, transmeton Zeri.info.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Sindikata e Lotarisë së Kosovës.

“Protesta do të mbahet nesër, e premte, datë 22 tetor 2021 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesë të miratimit të ligjit për Lotarinë e Kosovës dhe përmbushjen e obligimeve nga ana e Qeverisë si pronare e Lotarisë së Kosovës. Punëtorët e Lotarisë së Kosovës do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se punëtorët e Lotarisë së Kosovës të ndodhur në një gjendje të rëndë ekonomike janë tejet të shqetësuar dhe të indinjuar me këtë neglizhencë të Institucioneve përkatëse për çka pakënaqësinë e tyre do ta shprehin edhe me anë të protestave.

“Ftojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës që seriozisht të merret me çështjet dhe problemet e punëtorëve tanë, qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët nuk kërkojnë asgjë më tepër veçse të drejtën e tyre themelore për të punuar”, thuhet në njoftim. /Zëri