SHBA-ja falënderon Kosovën për strehimin e afganëve, 30% prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova

SHBA-ja falënderon Kosovën për strehimin e afganëve, 30% prej tyre tashmë janë larguar nga Kosova

Aktuale October 21, 2021 - 18:24

I ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Nicholas Giacobbe, ka falënderuar Kosovën për strehimin e afganëve.

Giocobbe ka vizituar sot kampin e afganëve në Kosovë bashkë me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, të cilën e ka falënderuar për gatishmërinë që Kosova ka treguar për strehimin e të ikurve nga Afganistani pas marrjes së pushtetit nga talibanët, transmeton Zeri.info.

“Falënderues ndaj Presidentes Vjosa Osmani dhe kosovarëve për mirëpritjen e përkohshme për udhëtarët afganë. Prioritet yni është kompletimi i kushteve në kampin Liya në mënyrë që ata të largohen nga Kosova dhe të nisin jetë të re. 141 afganë, 30 përqind e atyre që kanë arritur tashmë janë larguar dhe janë rrugës për në SHBA”, ka shkruar Giacobbe në Twitter. /Zëri