Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Aktuale October 21, 2021 - 18:34

Të premten parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat maksimale do të arrijnë deri 19 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me shi. Temperaturat maksimale do të shënojnë zbritje të përkohshme.

“Gjatë këtyre dy ditëve temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet jugperëndim dhe verilindje me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së. /Zëri