Ministri Murati e fton Tahirin të japë dorëheqje pas bastit për Fondin e Sigurisë

Ministri Murati e fton Tahirin të japë dorëheqje pas bastit për Fondin e Sigurisë

Aktuale May 19, 2022 - 17:07

Ministri i Financave Hekuran Murati, i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Abelard Tahirit, i cili tha se nuk janë mbledhur as 2 milionë euro për Fondin e Sigurisë.

Murati e ka ftuar Tahirin që ta mbajë fjalen dhe ta dorëzojë dorëheqjen që sot, pasi sipas tij kjo shifër është arritur tashmë, transmeton Zeri.info.

“Ju ftoi që sot t jepni dorëheqje, të shohim se sa i qëndroni fjalës. Dorëzoni dorëheqjen dhe mund të ju themi shifrat privatisht”, ka deklaruar Murati në Kuvend. /

Ndryshe, deputeti i PDK-së, vuri bast që nëse janë mbledhur mbi 2 milionë euro në Fondin e Sigurisë, ai do ta dorëzonte mandatin e deputetit. /Zëri