
Bie numri i pacientëve me COVID-19 që po marrin trajtim
Shërbimi Spitalor, Klinik Universitar ka bërë të ditur se në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme janë duke marrë trajtim 75 pacientë me koronavirus.
Kurse dje kanë qenë 88 pacientë, të cilët kanë marrë shërbime nëpër klinikat dhe spitalet e përgjithshme.
Sipas SHSKUK-së, 25 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, derisa në Klinikën e Neonatologjisë janë duke u trajtuar edhe dy foshnja. /Zëri
Raporti i datës 9 gusht 2022, sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 25 pacientë, + 2 në Mjekim Intensiv me oksigjenoterapi
Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 5 paciente
Klinika e Neonatologjisë, 2 foshnja
Mjekim Intensiv Qendror, 1 rast
Spitali i Gjakovës, 15 pacientë
Spitali i Prizrenit, 5 pacientë
Spitali i Pejës, 5 pacientë
Spitali i Gjilanit, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 1 pacient.