Kurti takon Latifin një ditë pas dorëheqjes, e falënderon për kontributin e dhënë në shëndetësi

Kurti takon Latifin një ditë pas dorëheqjes, e falënderon për kontributin e dhënë në shëndetësi

Aktuale October 07, 2022 - 15:49

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur këtë të premte në takim ish-ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, një ditë pas dorëheqjes së tij.

Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti ka shprehur mirënjohje për punën, angazhimin dhe kontributin e tij.

“Ai falënderoi dr. Rifatin që nuk ka kursyer jo vetëm dijen e përvojën e tij, por edhe kontaktet e shumta ndërkombëtare, për ta ndihmuar e avancuar sektorin dhe sistemin e shëndetësisë në Kosovë. Kryeministri i dëshiroi suksese në vijim dhe shprehu vullnetin për mënyra të tjera për bashkëpunim në të ardhmen.

Duke e falënderuar për besimin dhe bashkëpunimin, dr. Rifati shprehu gatishmërinë e tij dhe u zotua për vazhdim të mbështetjes si profesionist, akademik e qytetar, sidomos në projektet e filluara tanimë”, thuhet në komunikatën për media.

Njëkohësisht, kryeministri Kurti bëhet e ditur se ka emëruar zëvendësministren Dafina Gexha-Bunjaku për ushtruese të detyrës së ministres në Ministrinë e Shëndetësisë. /Zëri