Kosovarët kanë shpenzuar 89 milionë euro për pajisjen me vizë Schengen

Kosovarët kanë shpenzuar 89 milionë euro për pajisjen me vizë Schengen

Aktuale October 07, 2022 - 17:20

Grupi për Ballkan ka publikuar raportin me titull “Regjimi i vizave për Kosovën: a do t'i japë fund BE-ja kësaj agonie të gjatë?”, ku në bazë të këtij raporti kosovarët kanë shpenzuar rreth 89 milionë euro për t’u pajisur me vizë Schengen.

Në bazë të këtij raporti jepen informata të detajuara për këtë proces si dhe argumenton vonesat nga ana e BE-së, shkruan Zeri.info.

Sipas këtij raporti Kosova ka vazhduar të bëjë progress sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, korrupsionit.

Nga të dhënat ka dalë se:

-13.4% rritje në bastisjet e policisë në vitin 2021 krahasuar me 2020;

-Rritje prej 75% në luftimin e grupeve të krimit të organizuar;

- Rritje prej 85% e aktakuzave për krime ekonomike dhe korrupsion krahasuar me një vit më parë;

-Krijimi i një mekanizmi të ri gjurmues për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Numri i rasteve të synuara është rritur nga 31 në vitin 2016, në 82 në vitin 2022;

-Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor nga Raporti Botëror i Drejtësisë mbi Sundimin e Ligjit;

-Përmirësimi i pozicionit të saj në Indeksin e Transparency International me 17 vende/ dhe vendi i dytë me pikët më të mira në Ballkanin Perëndimor;

-Janë iniciuar 726 raste të reja me 792 persona të arrestuar dhe 541 aktakuza ndaj 738 personave të dyshuar në fushën e parandalimit dhe luftimit të drogës.

-Për më tepër, numri i azilkërkuesve ka rënë nga 4720 në vitin 2018, në 2345 në vitin 2021, që është një tjetër indikator suksesi.

Bëhet e ditur se nga viti 2016 deri më 2021 ambasadat e vendeve Schengen kanë pranuar 539,344 aplikime që mesatarisht i bie se kanë paguar rreth 89 milionë euro për vizat.

“Kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për një vend me GDP vjetore prej 4,986 $ për kokë banori (2021) dhe një pagë mesatare prej 484 € (2021). Megjithatë, BE-ja dhe anëtarët e saj janë donatori më i madh për Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova do të përfitojë 63.96 milion EUR nga fondet e IPA III (2021-227)”, thuhet ndër të tjera. /Zëri