Osmani takon kryeministrin e Sllovenisë, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Osmani takon kryeministrin e Sllovenisë, diskutojnë për anëtarësimin e Kosovës në KE

Aktuale October 07, 2022 - 18:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimeve gjatë pjesëmarrjes në Komunitetin Politik Evropian në Pragë, ka takuar kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

Bëhet e ditur se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, si dhe për raportet e shkëlqyera ndërshtetërore, raporton Zeri.info.

Në anën tjetër Osmani ka vlerësuar mbështetjen e palëkundur të Sllovenisë për mbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe anëtarësimin e vendit tonë në strukturat euroatlantike, përfshirë Këshillin e Evropës.

“Jemi të përkushtuar për t’i koordinuar hapat e mëtejmë”, ka deklaruar Osmani. /Zëri