Tahiri: Mirë që dolën pagat, sepse Murati mund të shkonte në burg

Tahiri: Mirë që dolën pagat, sepse Murati mund të shkonte në burg

Aktuale October 07, 2022 - 18:43

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri pas ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë tha se po të mos ndodhte një gjë e tillë ministri Murati do të mund të shkonte në burg.

“Nuk kam pranuar të ulem të diskutojë me GP të VV-së për asnjë amandement deri sa të ekzekutohen pagat. Kjo nuk ka të bëjë me kauzë politike, ju e dini se SBASHK-u ka qenë në grevë për tri javë sa kemi qenë në udhëheqje të Qeverisë, mirëpo kjo nuk ka ardhë në asnjë situatë diskutimi i pagës, diskutimi i pagës është hakmarrje politike.”“Është synim për të disiplinu këtë kategori të shoqërisë dhe për të përqu mesazh të secili sektor tjetër që ne veprojmë në këtë në këtë formë”, tha ai duke theksuar se po të mosekzekutoheeshin pagat, ministri i Financave Hekuran Murati do të shkonte në burg”, tha ai në RTV 21.