Avokati Tomë Gashi shpërndan “Fake news” për ambasadorin Hovenier – pas reagimeve e fshin postimin

Avokati Tomë Gashi shpërndan “Fake news” për ambasadorin Hovenier – pas reagimeve e fshin postimin

Aktuale November 16, 2022 - 22:57

Avokati Tomë Gashi, i cili më shumë njihet si avokati i Vetëvendosjes, të mërkurën ka shpërndarë “Fake news”, lidhur me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai publikuar një fotografi me citat kinse të Hovenier, në të cilin hedh kritika ndaj opozitës që pajtohet me kërkesat e Beogradit.

E sipas kësaj, këto veprime janë duke ia vështirësuar qëndrimet ambasadorit Hovenier, karshi Qeverisë Kurti.

“Opozita, më shumë pajtohet me kërkesat që vijë nga Beogradi sesa me vendimet e Qeverisë. Pra kështu na vështirësojnë edhe neve qëndrimet që i kemi ndaj Qeverisë”, thuhet në postimin e Gashit.

Ndaj tij pati reagime të shumta se deklarata nuk është i vërtetë – duke bërë që Gashi ta fshijë postimin e tij.

Ndërsa, postimi dezinformues, për një orë kishte marrë gati 600 pëlqime, 65 shpërndarje e dhjetëra komente.

Image