Myftiu Tërnava dënon sulmin ndaj Medinës: Akt terrorist që kalon të gjitha vijat e kuqe
Foto: Laura Hasani

Myftiu Tërnava dënon sulmin ndaj Medinës: Akt terrorist që kalon të gjitha vijat e kuqe

Aktuale October 02, 2026 - 15:06

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka dënuar sulmin ndaj qytetit të shenjtë të Medinës dhe ka shprehur solidaritet me Arabinë Saudite.

Përmes një letre drejtuar Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Selman, Tërnava e ka cilësuar sulmin, për të cilin fajëson grupin Huthi, si “akt terrorist që i kalon të gjitha vijat e kuqe”.

Sipas tij, sulmi përbën provokim ndaj ndjenjave të myslimanëve në mbarë botën dhe shkelje të rëndë të shenjtërisë së vendeve të shenjta islame.

Tërnava ka shprehur solidaritet të plotë me udhëheqjen, Qeverinë dhe popullin e Arabisë Saudite, si dhe mbështetje për masat që autoritetet saudite po ndërmarrin për të mbrojtur sigurinë, stabilitetin dhe sovranitetin e vendit. /Zëri