Përlaskaj: Serbia e ka keqinterpretuar deklaratën e kryetarit të Kroacisë

Përlaskaj: Serbia e ka keqinterpretuar deklaratën e kryetarit të Kroacisë

Aktuale January 30, 2023 - 18:54

Ermina Përlaskaj, deputete në parlamentin kroat, e ka komentuar deklaratën e presidentit kroat, Zoran Milanoviq, i cili është shprehur se Kroacia në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar ia rrëmbyen Kosovën-Serbisë.

Përlaskaj është shprehur se presidenti kroat kohëve të fundit shpesh ka deklarata të cilat janë në kundërshtim me politikën kroate.

“Presidenti i Kroacisë kohëve të fundit shumë shpesh ka deklarata të cilat janë në kundërshtim me politikën kroate e cila është në përputhje me Bashkimin Evropian, kështu që edhe kjo deklaratë është pak e çuditshme për ne shqiptarët, mirëpo për mediat kroate dhe qeverinë kroate dhe qytetarët kroat nuk është e çuditshme, sepse kohëve të fundit ai del me deklarata të tilla, jo vetëm për Kosovën, por edhe për çështjen tjetër politike që ka të bëjë me Ukrainën dhe me Bashkimin Evropian si dhe me Rusinë”, u shpreh ajo në Klan Kosova.

Tutje, ajo u shpreh se Serbia e ka interpretuar keq deklaratën e kryetarit të Kroacisë, përcjell Klankosova.tv.

“Unë mendoj që Serbia e ka interpretuar keq deklaratën e kryetarit të Republikës së Kroacisë, sepse ai saktë thotë që Kosova i është rrëmbyer Serbisë dhe gjegjësisht Jugosllavisë dhe ai thotë që Serbia nuk është shtet miqësor i Kroacisë, kështu që duhet ta lexojmë edhe deklaratën e tij mes rreshtave”, u shpreh tutje ajo.