Osmanaj: Jemi bazuar në tri dokumentet mbi hartimin e draftit për Asociacionin
Foto:Laura Hasani

Osmanaj: Jemi bazuar në tri dokumentet mbi hartimin e draftit për Asociacionin

Aktuale January 30, 2023 - 19:17

Egzon Osmanaj nga Friedrich-Ebert-Stiftung ka folur për draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe që ky fondacion e publikoi sot.

“Fillimisht ne jemi bazuar në tri dokumente kryesore për draftimin ose hartimin e këti jdrafit

“E para është në fakt ligji për ratifikimin me marrëveshjes për vitin 2013për shkak ëshë me rëndësi të theksohet se Kosova ka marrë një obligim ndërkombëtar përmes ratifikimit të kësaj marrëvehsje për themelimin e Asociacionit”, ka thënë Osmanaj në Klan Kosova.

“E dyta është parimet, elementet kyçe të marrëveshjes së vitit 2015, dhe e treta është vendimi i Gjykatës Kushtetuese respektivisht mbi marrëveshjen e vitit 2015”.

Osmanaj e potencoi obligimin ndërkombëtar që Kosova e ka për ta themeluar asociacion.

“Është e rëndësishme të potencohet që vendimi i Gjykatës Kushtetuese në asnjë moment nuk e ka potencu që nuk duhet në asnjë mënyrë ose dhe në asnjë rrethanë të themelohet Asoicacioni. Në fakt vendimi konstaton që Asociacioni duhet të themelohet për shkak se Kosova ka marrë një obligim me marrëveshjen e ratifikuar”.

“Asociacioni duhet të themelohet për shkak se Kosova ka marrë një obligim me marrëveshjen e ratifikuar megjithatë i ka dhënë disa kontura ose disa vija se në bazë të cilave duhet të shmangen shkeljet, disa brenga që duhet të rregullohen dhe të kihen parasysh kur të draftohet ky statut”.