Rohde dënon djegien e veturave në veri: Kam besim që autoritetet do t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë
Foto: Laura Hasani

Rohde dënon djegien e veturave në veri: Kam besim që autoritetet do t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë

Aktuale March 31, 2023 - 15:02

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i është bashkuar qëndrimit të shefit të Zyrës së BE-së dhe ka dënuar aktet e djegies së veturave në veri të Kosovës.

Ambasadori Rohde, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se dhuna nuk është asnjëherë opsion.

“Unë kam besim të plotë që autoritetet kosovare do të hetojnë rastet plotësisht dhe do të sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, shkroi diplomati gjerman. /Zëri