Protesta në Serbi, Vela: Kjo dëshmon se makineria propagandistike e Vuçiqit nuk ka më peshë

Protesta në Serbi, Vela: Kjo dëshmon se makineria propagandistike e Vuçiqit nuk ka më peshë

Aktuale June 10, 2023 - 11:34

Shefi i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani, Blerim Vela ka thënë se populli serb deri në një masë është vedijësuar që të mos ndjek propagandën e “regjimit të Vuçiqit”.

Vela ndër tjera ka thënë se dje në protestën kundër Vuçiqit kanë dalë dje një numër i madh i serbëve, gjë që sipas tij tregon se makineria propagandistike e tij s’ka më peshë.

“Pavarësisht pretendimeve paranojake të regjimit të Vuçiqit se Kosova po nxit protesta, populli i Serbisë e ka parë këtë propagandë dhe ka dalë dje në një numër të madh! Kjo tregon qartë se fjalët e Vuçiqit dhe makineria e tij propagandistike nuk kanë më peshë”, shkroi ai në Twitter. /Zëri