Haradinaj: Lidhja e Prizrenit, ngjarja më e madhe në historinë e shqiptarëve

Haradinaj: Lidhja e Prizrenit, ngjarja më e madhe në historinë e shqiptarëve

Aktuale June 10, 2023 - 11:51

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka përkujtuar 145-vjetorin e formimit të Lidhjes së Prizrenit, duke e konsideruar si një ndër ngjarjet më të mëdha në historinë e popullit shqiptar.

“Shumë shqiptarë të zotë të asaj kohe, duke e ndjerë rrezikun që popujt fqinj do të lakmojnë në tokat e atdheun e tyre, më 10 qershor 1878, krijuan organizimin e parë politik të vilajeteve shqiptare, me të vetmin qëllim, ruajtjen e integritetit territorial të tokave shqiptare!”, u shpreh ai.

Haradinaj ka thënë se pas kësaj Lidhja e Lezhës mbetet, lidhja më e madhe e shqiptarëve, teksa shprehur mirënjohjen për të gjithë personalitetet që bën të mundura këto ngjarje.

“Përjetësisht mirënjohës gjithë atyre atdhetarëve që i prinë popullit shqiptar në ato rrethana aspak të lehta. Njëkohësisht, shprehim respekt për gjithë ata që ruajtën vazhdimësinë e paraardhësve tonë që në qershorin e 1999 Kosova ta fitojë lirinë e saj”, shkroi ai në Facebook. /Zëri