Ndalimi i filmave në Luginë, Murati: Serbia t’i ndalojë provokimet që përshkallëzojnë situatën

Ndalimi i filmave në Luginë, Murati: Serbia t’i ndalojë provokimet që përshkallëzojnë situatën

Aktuale June 10, 2023 - 16:39

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar në Tëitter për ndalimin e drejtorit të Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc Jetmir Ismaili dhe aktorin Gani Veseli, të cilët sot patën në plan të shfaqnin premierën e dy filmave shqip në Luginë, por që kjo u shty për shkak të kësaj ndalese.

Për këtë pati reagime se Serbia po synon të ndalë shfaqjen e këtyre filmave shqip që janë të financuar nga Qeveria e Kosovës.

“Serbia duhet të ndalojë menjëherë provokimet e saj për të përshkallëzuar situatën”, ka shkruar Murati, derisa tha se përdorimi i politikave represive të Millosheviçit ka dështuar në të kaluarën dhe se do të dështojë përsëri.

“Shqiptarët në Luginën e Preshevës duhet të jenë të lirë të shikojnë filma në gjuhën e tyre”, tha ai.