Nura paralajmëron rrezikun për vërshime: Mund të kthehemi në situatën e njëjtë

Nura paralajmëron rrezikun për vërshime: Mund të kthehemi në situatën e njëjtë

Aktuale June 11, 2023 - 20:55

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka folur pas paralajmërimeve të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës për vërshime, si pasojë e reshjeve të shpeshta të shiut.

Nura thotë se nëse niveli i reshjeve të shiut do të jetë si herën e kaluar, përsëri do të ketë probleme.

Nura thotë se problem nuk do të ketë vetëm në komunën që ai drejton, por edhe në komunat tjera të rrezikuara, nëse nuk do të kenë ndihmën e Institucioneve.“Varet se në çfarë niveli mund të jetë, nëse është në nivelin nëse ka qenë herën e kaluar do të jetë problem i madh”, tha Nura.

“Nëse nuk ka përkrahje nga institucionet e shtetit, atëherë efektet negative do të jenë të pranishme dhe jo vetëm në komunën e Skenderajt, por nëse vërshimet nuk janë si herën e kaluar ne kemi mundësi që të bëjmë diçka në këtë drejtim”, shtoi ai.

Nura shtoi se Qeveria nuk i ka kompensuar ende dëmet e vërshimeve të kaluara, gjë që e premtoi menjëherë.

“Ne ende nuk kemi marrë ndihmë nga Qeveria për kompensimin e dëmeve”, tha Nura për GazetaBlic.

Kujtojmë se, IHMK ka paralajmëruar për reshje shiu që nga nesër, të cilat do të përfshijnë pjesën më të madhe të shiut.