Banorët e Fushë-Kosovës kërkojnë mbjellje të pemëve në qendër të qytetit

Banorët e Fushë-Kosovës kërkojnë mbjellje të pemëve në qendër të qytetit

Aktuale June 11, 2023 - 22:47

Fillimisht idetë e tyre i shprehën në rrjete sociale, kjo me qëllim që komunën në të cilën banojnë ta shohin sa më mirë.

E fotografia e qendrës së Fushës Kosovës u modifikua duke u krahasuar para dhe pas disa ndryshimeve.

Nga ana e tyre, banorët e kësaj komune janë pro hapësirave të qytetit me gjelbërim, me arsyetimin se një ndryshim i tillë i mungon kaherë qytetit.
“Duhet me pasë gjithkun është gjelbrimi i mirë…”, thotw Raif Obrazhda

“Nuk ka gjelbrim mjaftushëm, gjithëherë është e nevojshme të ketë më shumë gjelbrim mirëpo gjendja është krijuar e tillë dhe është problem në këtë ambient e hapsir të krijohet dicka…”, shprehet Shyqiri Spahiu.

Megjithatë, zedhënësi i kësaj komunë, Ali Topalli thotë se në komunë ka në vazhdimësi iniciativa për mbjellje të pemëve.

“Ne si komunë vazhdimisht e bëjmë një punë të tillë cdo vit e sezonë pra , edhe pse në komunë nuk ka akoma kërkesa të tilla ne kemi vazhdu me mbjelljen e pemve”, thotw Topalli.

Sipas tij, komuna e Fushë Kosovës është e hapur edhe për bashkëpunime me qytetarët të cilët shprehen të gatshëm për iniciativa të tilla./teve1