Vërshime në Zabel të Drenasit, reagojnë ekipet e zjarrfikësve

Vërshime në Zabel të Drenasit, reagojnë ekipet e zjarrfikësve

Aktuale June 11, 2023 - 23:49

Reshjet e shitu që kanë rënë në orët e pasdites kanë shkaktuar vërshime në fshatin Zabel i Ulët të Komunës së Drenasit.

Si pasojë e reshjeve janë shkaktuar vështirësi në rrugën Drenas-Komoran dhe disa objekte janë mbushur me ujë.

Pas kësaj situate kanë dal në tren ekipet zjarrfikësve, të cilët sipas njoftimit të Komunës janë duke intervenuar në tri lokacione në këtë fshat.

“Pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të Komunës së Drenasit janë paraqitur vështirësi në kalimin e lirë të veturave. Kjo ka ndodhur sidomos në zonën e rrugës Komoran – Drenas, saktësisht në fshatin Zabel të Ulët. Ekipi i zjarrfikësve të Komunës së Drenasit kanë dalë në vendin e ngjarjes, të cilët me pajisjet dhe ekspertizën e tyre ishin në dispozicion të banorëve të prekur nga këto vërshime”, thuhet në komunikatë.