Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm
Foto: Laura Hasani

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Aktuale March 28, 2024 - 11:29

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për kontratat njëburimore është më e pakta që mund ta bëjë ky kuvend.

Gjatë fjalës së tij, ai pati disa ankesa për kryetaren e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

“Më fal Mimoza, kur dilni ju me fol unë dal nuk ju la me fol në floktore hiç, a doni me ngu a jo. Jeni tu më pengu mos u bëni të pasjellshëm dhe dëgjoni. Këtë detyrë duhet me kry Glauku, jo unë”, tha Tahiri.

Në ato momente ndërhyri kryeparlamentari Glauk Konjuca, i cili u kërkoi deputetëve të mbajnë qetësi.

“Qetësi ju lutem derisa deputeti po flet”, tha Konjufca.

Tahiri tutje u shpreh se ka frikë serioze të kësaj qeverie në raport me hetimin e këtyre tenderëve njëburimorë.

“Afera e tenderëve njëburimorë është afera më e madhe korruptive e kësaj qeverie”, tha Tahiri.