Haki Abazi akuzon Liburn Aliun për korrupsion të pastër: E legalizon krimin e mafisë ndërtimore
Foto: Laura Hasani

Haki Abazi akuzon Liburn Aliun për korrupsion të pastër: E legalizon krimin e mafisë ndërtimore

Aktuale March 28, 2024 - 11:45

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar ministrin e Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për korrupsion të pastër.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për kontratat njëburimore të Qeverisë së Kosovës, Abazi ka thënë se ministri Aliu e ka legalizuar krimin e mafisë ndërtimore.

“Si në rastin e Ligjit për legalizimin e ndërtesave pa leje, ku është korrupsion i lartë, e që për konsekuencë e për pasojë ka ngarkesën e të gjithë barrës financiare mbi qytetarin te ministria e zotit Liburn, që është i ulur këtu. Është korrupsion i pastër, është korrupsion që legalizon kriminalitetin e mafisë ndërtimore në Kosovë për 20 vjet”, tha Abazi.